Lajmi se do të mbulohen vetëm 30% e vlerës së dëmeve që breshëri shkaktoi në bujqësi në Pollog, ka alarmuar bujqit e këtij rajoni. Ata thonë se me këtë përqindje nuk mund t’i mbulojnë as naftën e harxhuar, e lëre më farën dhe produktet bujqësore. Ata kërkojnë që të kompensohen 50%.
“30% nuk e mbulon vetëm naftën e lere më punët tjera. Lirisht hajdeni shihni patatet që këto ditë shkulëm dhe do shihni sa kanë mbetur. Ministri atë ditë që ishte bashkë me kreun e komunës thanë se do paguhe4n dëmet siç e meritojmë. Me tridhjetë për qind nuk mbulohet dot asgjë, kjo përkthehet merrni kuferat dhe ikni në Gjermani. Vitin e ardhshëm nuk do mbjelli më aspak, kam nxjerrë në shitje makinat e patates sepse s’ka fitim, fusim dhjetë mijë euro ndërsa marrim dy mijë euro. Kërkesa jonë është të na paguaj sa e meritojmë hakun, sepse ata e dinë mirë se sa kushton të mbillet një produkt bujqësor”, tha Osman Adili, bujk.
“Dëme kemin shumë, s`kemi marr asgjë nga fusha qind për qind jemi në zero. Me 30 për qind vetëm shpenzimet kemi ec me naftën, harxhime tjera s`na i mbulon kjo”, theksoi Bekim Rushiti, bujk.
“Unë kam pas bostan 5000 metra katror, 30 ton bostan kjo është, sa do ma kompensoje Qeveria. Të paktën të na mbuloj najlonin farën, të paktën kËto ti mbulojnë, të paktën të na mbulohen shpenzimet mos humbim krejt”, u shpreh Besnik Abazi, bujk.
Bujqit thonë se, nëse Qeveria nuk mbulon si duhet këto dëme, vitin e ardhshëm nuk do të mbjellin asgjë në fusha.
“Vitin e ardhshëm pas këtyre dëmeve që patëm, nuk kemi më kapacitet për të investuar nga fillimi. Në barnatore s`japin më me pritje, se s`kemi ara me çka ta paguajmë. Vjeshta vjen duhet të paguhen e si mos kesh para s’mund të investosh. Si mos kem para, pllug e traktor s’mundem. Si mos i ketë një bujk të paktën 500 euro s’mund të nise. Qiratë tani duhet të paguhen i kërkojnë njerëzit me të drejtë, e unë duhet edhe ato ti paguaj patjetër ndërkohë që jemi zi bujq në zero”, theksoi Osman Adili, bujk.
“Për këtë arsye edhe s`ka bujq të rinj në fusha, gjithë pleq kanë mbetur, shihni arat gjitha ferra kanë mbetur. Në Maqedoninë lindore më shumë u japin e neve gati aspak. Kjo është edhe nënvlerësim edhe diskriminim si shqiptarë”, tha Bekim Rushiti, bujk.
Nga reshjet e fundit të breshrit, në Pollog u dëmtuan mbi 500 parcela të mbjella, ndërsa nuk munguan edhe dëmet e shkaktuara në objekte banimi dhe dyqane të ndryshme. Njësia rajonale e Ministrisë së bujqësisë njoftoi se së shpejti do të bëhet edhe vlerësimi final i dëmeve nga ana e komisionit Qeveritar pas çka do të fillojë pagesa.