Tritoli në Vaun e Dejës, pronari i shtëpisë: Pashë një person të maskuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.09.2024, 09:00

Filip Dodaj, pronari i banesës në fshatin Bushat të Vaut të Dejës ku mbrëmjen e djeshme shpërtheu një sasi tritol, ka deklaruar se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk dyshon tek askush për këtë akt.

Duke folur për mediat ai ka treguar nga kamerat e sigurisë ka parë se tritolin në derën e shtëpisë ia ka vënë një person i maskuar, i cili ishte i vetëm, dhe më pas është larguar në këmbë.

“Nuk di çfarë të them, nga kamerat shihet një person i maskuar, ka ardhur nga veriu dhe ka ikur nga ai drejtim prapë. Ka qenë vetëm në këmbë. Nuk kam pasur asnjë problem me askënd. Nuk kam asnjë dyshim për asnjë njeri. Unë jam punëtor, punoj për një firmë. Jetoj me babanë dhe gruan, fëmijët janë jashtë”.

Ndërkohë fqinji i tij, Tonin Dodaj tha se në momentin e shpërthimit ishte brenda banesës dhe doli menjëherë i tronditur.

“Fillimisht mendova se ishte bombol gazi. Ishte shpërthim shumë i fuqishëm. Ora ka qenë 20:10 kur kemi dëgjuar shpërthimin. Ishte shumë i fuqishëm. Kur dol jashtë pashë që ishte te komshiu. Thamë mos ishte ndonjë bombol gazi. Jemi komshinj, kam dalë jashtë unë dhe ai plaku me nusen. Filipi nuk ishte në shtëpi. Nuk dëgjova asnjë lëvizje para shpërthimit. Filipi s’ka pasur probleme me njeri”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit