Sot fillon qarkullimi i autobusit rozë, në kuadër të fushatës kundër kancerit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.09.2024, 08:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bën të ditur se sot në ora 11:00, do të fillojë qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”.

Rama në Facebook, ka shkruar se Drejtoria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Trafikun Urban dhe me mbështetjen e UNFPA, do të lëshojë në qarkullim këtë autobus të linjës 4, si pjesë e fushatës vetëdijësuese për kancerin e gjirit “Race for the Cure Prishtina 2024.

Sipas tij, fushata e vitit të kaluar ka pasur një ndikim të madh në rritjen e numrit të mamografive të realizuara në kryeqytet. Në gusht të vitit 2023 janë realizuar 80 mamografi, ndërsa në tetor numri ka arritur në 887, një rritje prej 1000%.

“Fushata “Race for the Cure Prishtina 2024″ do të përfshijë një sërë aktivitetesh, ndër të cilat më 6 tetor në Prishtinë do të organizohet ecja dhe vrapimi në mbështetje të grave që kanë kaluar përmes kësaj sëmundjeje”, ka shkruar Rama. Ai u bëri thirrje të gjithë grave e burrave që të bëjnë mamografinë.

“Të nderuara nëna, motra, gra, shoqe e shokë (sepse edhe meshkujt preken nga ky kancer), bëjeni mamografinë, sepse, zbulimi i hershëm SHPËTON JETË!”, ka apeluar Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit