74-vjeçaren e rreh djali dhe nusja: Ai më mbante, ajo më godiste me bishtin e fshesës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.09.2024, 22:21

Një 74-vjeçare ka denoncuar djalin dhe nusen e tij për dhunë fizike dhe psikologjike.

Duke folir për mediat, 74-vjeçarja ka treguar se djali ka qenë në burg në Greqi për 21 vite, dhe pas kthimit të tij, së bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

E moshuara ka ndarë detaje të dhimbshme nga dhuna ndaj saj, duke përshkruar situatën tmerruese dhe ka kërkuar drejtësi.

"Unë jam Vjollca Murri dhe jam 74 vjeçe. Nusja më ka ardhur me bishtin e fshesës, me qëllim për të më rrahur. Më ka gjuajtur me shkopin e fshesës. Pas asaj, erdhi djali. Nusja mësoi shumë keq çunin e vet, i dha dy gurë në dorë dhe i tha t’i bjerë gjyshit të vet. I dola djalit përpara. Nusja më ka rrahur përpara një jave.

U bëra zi, më këputi dhe varësen, prapë më ka rrahur. Më ra me shkopin e fshesës, duke më thënë se “djalin tim nuk e rreh dot”. Erdhi djali im, djali më mbante dhe nusja më gjuante. Më gjuanin me shkop. Më ka rrahur sërish. Vetëm pse i thashë djalit ku shkon me gur. Djali nisi të qajë e tha që më rrahu nëna. Nuk e kam rrahur nipin. Isha pre e dhunës, mora një taksi dhe ika. Djali ka rrahur edhe babanë e vet. Burri im është 75 vjeç. Djali ka bërë 21 vite burg në Greqi, 5 lekë nuk m’i ka sjellë në shtëpi. Shtëpinë e kam bërë unë dhe plaku e me djalë të vogël, nuk e kanë bërë ato.

Madje, e kemi ndihmuar kur ka dalë në gjyqe në Greqi. Hera e parë që shkojmë në polici. Nusja e djalit është e treta herë që më rreh. Policia të më ndihmojë, kërkoj ndihmë. Më kanë nxirë. Nëse ka shtet, të ma heqë djalin nga këtu. Nuk e di ku i ka çuar lekët, se mua më ka sjellë vetëm probleme".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit