Banuesit në Qendrën edukative-përmirësuese-Tetovë në pritje të ndryshimeve ligjore për të ndjekur mësimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2024, 20:05

Orhani ka qëndruar për 41 muaj në Qendrën Edukative-Përmirësuese – Tetovë, masë e që i është shqiptuar për shkak të konfliktit me ligjin. Ai do të dalë së shpejti, dhe në këto më pak se katër vjet, siç thotë në një bisedë me ekipin e gazetarëve të MIA-s, ai ka mësuar më shumë shkathtësi, megjithatë, ai nuk ka marrë arsim formal.

Para se të udhëzohej në Shtëpinë, banuesi ka arritur të merrte certifikatë deri në klasën e katërt dhe këtu përfundon arsimimi i tij.

“Kam mbushur 41 muaj që jam këtu. Unë e plotësoj kohën time me aktivitete sportive dhe edukative. Kemi punë në kuzhinë, trajnim për të bërë perde plastike dhe shkathtësi kompjuterike. Këtu mora certifikatë për berber, për kompjuterë, për zdrukthtari. Kam mësuar, por nuk kishim certifikatë dhe kjo nuk është shumë mirë. Kam mësuar deri në klasën e gjashtë, ndërsa kam certifikatë deri në klasën e tretë ose të katërt”, shprehet Orhani (emri i banuesit është i shpikur për të mbrojtur identitetin e tij).

Ai është një nga 17 banuesit në Shtëpinë, nga gjithsej 25, të cilët nuk kanë përfunduar arsimin fillor. Tetë nga banuesit janë analfabetë, ndërsa për momentin tre janë regjistruar në shkollë të mesme – çrregullt.

Problemi i mungesës së arsimimit në institucionet edukative-përmirësuese dhe pamundësia e institucioneve për ta formalizuar atë lë pasoja të pakompensueshme në jetën e Orhanit dhe banuesve të tjerë që kanë vuajtur masën në Shtëpinë ndër vite, ndërsa dalin prej atje të paarsimuar.

Përveç shumë artikujve në MIA për këtë çështje, thirrjet nga Avokati i Popullit dhe Komisioni Evropian, në favor të tyre, Gjykata Themelore Civile e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 përcaktoi shkelje të barazisë në ushtrimin e së drejtës për arsim dhe miratoi aktgjykim që obligon të pandehurit, Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve, Ministrinë e Arsimit dhe Qendrën Edukative-Arsimore – Tetovë, për të siguruar arsimin formal fillor dhe të mesëm në SHEP-Tetovë për vitin shkollor 2022/23.

Dy vjet më pas, viti i ri shkollor është në rrjedhë, ndërsa detyrimet nga aktgjykimi nuk janë përmbushur. Procesi arsimor për banuesit e SHEP -Tetovë nuk ka filluar. Ashtu si vitin e kaluar, këta fëmijë nuk u ulën në bankat e shkollës për të mësuar përsëri në ditën e parë të shkollës. Këtë vit nuk ka asnjë projekt, pasi arsimi deri më tani është zbatuar me ndërprerje, dhe ndryshimet e shpallura ligjore që do të zgjidhin përgjithmonë problemin pritet të miratohen në nëntor.

Arsimi fillor do të fillojë pas ndryshimeve ligjore, ndoshta vitin e ardhshëm

Drejtori i SHEP-Tetovë, Brane Stojçevski, ka qenë në këtë pozitë për më pak se dy muaj. Ashtu si paraardhësi i tij, ai u përball me mungesën e arsimit. Ai shprehet se ata informuan institucionet kompetente, Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nga ku u kanë tregzar se janë duke u zhvilluar ndryshime ligjore që duhet të miratohen, e më pas edhe formalisht të organizohet procesi.

“Problemi me arsimin është hasur nga unë. Procesi arsimor nuk është realizuar në përputhje me procedurat ligjore. Është zbatuar me projekte ad hok, të cilat janë të papërshtatshme dhe vetë fëmijët nuk kanë diploma për të, ata marrin disa certifikata, të cilat nuk do t’u ndihmonin më tej kur të dilnin nga këtu për të vazhduar arsimin e tyre, për të gjetur një punë, për t’u regjistruar në fakultet”, shprehet Stojçevski.

Ai shton se ky është problem sistemor që nuk është nga dita e djeshme dhe për ta zgjidhur duhet të ndryshohen disa ligje.

“Zgjidhja nuk mund të jetë me projekte, as nuk mund të jetë e shpejtë. Nëse e bëjmë këtë menjëherë, mund të hasim përsëri në disa probleme. Prandaj, nuk duhet të zgjidhet ad hok, do të thotë të merret vendim sistemor, i cili mund të zbatohet realisht në gjysmëvjetorin e dytë ose vitin e ardhshëm”, sqaron Stojçevski.

Ai thekson se nuk mund të thotë saktësisht se kur do të përfundojë procesi me arsimin fillor, por shfaq shpresën se nga viti i ardhshëm do të fillojnë ta zbatojnë zyrtarisht. Siç thotë ai, 1 shtatori, si për nxënësit e klasës së parë ashtu edhe për banuesit, duhet të jetë fillimi zyrtar i arsimit.

Lidhur me çështjen e ndryshimeve ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u përgjigj se po zhvillohet një debat publik për ndryshimet në ligjet për arsimin fillor dhe të mesëm, të cilat, sipas tyre, do të mundësojnë proces të papenguar arsimor në institucionet edukative-përmirësuese dhe ndëshkuese-përmirësuese. Programet për arsimin në këto institucione, siç theksojnë ata, do të miratohen menjëherë pas miratimit të ligjeve.

Ideja është që ky arsim të zbatohet nga shkolla “Anton Semjonoviç Makarenko”, e cila me ndryshimet do të bëhet shkollë publike dhe qendra rajonale të arsimit dhe aftësimit profesional, domethënë staf mësimdhënës nga këto shkolla. Ministria e Arsimit dhe Shkencës thotë se nëse është e nevojshme, kapacitetet do të përforcohen.

“Sigurisht, nëse është e nevojshme, kapacitetet e shkollave të lartpërmendura do të përforcohen në mënyrë plotësuese, ndërsa programet sipas të cilave do të realizohet arsimi në SHEP dhe SHNP do të miratohen shumë shpejt pas miratimit të ligjeve”, shprehen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Afati për miratimin e programeve mësimore, sipas ndryshimeve të propozuara deri tani, është katër muaj nga miratimi i ligjeve.

Në mungesë të arsimit fillor, arsimtarët vetë arsimojnë banuesit

Mungesën e arsimit, të punësuarit në SHEP-Tetovë ndërkohë e plotësojnë atë me aktivitetet e parashikuara në modelet e risocializimit, ndërsa vetë edukatorët punojnë me fëmijët më vete, në përpjekje për t’i mësuar ata të paktën të shkruajnë dhe të lexojnë.

Sipas rregullës, banuesit nuk kanë arsim formal dhe procesi është i organizuar në një mënyrë që do t’i përshtatej moshës së tyre. Atë që banuesi nuk mund ta arrijë në mënyrë të rregullt, ai tani duhet ta plotësojë përmes vuajtjes së sanksionit penal.

Natasha Ristovska, udhëheqëse e Njësisë së Trajtimit në SHEP -Tetovë na shpjegoi se Shtëpia zhvillon aktivitete të ndryshme në bashkëpunim me disa shoqata dhe kompani, me të cilat këta fëmijë trajnohen për shkathësi të caktuara jetësore dhe zejtari.

Banuesit kishin trajnim për marangoz, punë në kuzhinë, berberë, molerë, mësonin se si të bënin perde plastike, merrnin pjesë në punëtori për shkathtësi jetësore, përballje me konflikte, mësonin të drejtat e tyre, mësonin se si të nxirrnin dokumente personale, thjesht si të kalonin jetën pas largimit nga Shtëpia. Trajnimi i aftësive kompjuterike u realizua vitin e kaluar. Të gjithë banuesit ishin të pranishëm, pas përfundimit të trajnimit, laptopët që u përdorën u lanë në Shtëpi. Me ta, siç shpjegon Ristovska, arsimtarët përpiqen të arsimojnë ata fëmijë që nuk mund të lexojnë dhe shkruajnë.

Megjithatë, një problem shtesë me të cilin përballen, siç informon drejtori Stojçevski, është mungesa e stafit në fushën e edukatorëve, të cilët janë kyç për procesin e risocializimit. Aktualisht, ata kanë katër edukatorë dhe dy instruktorë pune, si dhe udhëheqësin e Njësisë së trajtimit. Sipas rregulloreve ligjore, një edukator duhet të punojë me pesë deri në shtatë banues.

“Nuk na mjaftojnë, kemi një staf të caktuar përsa i përket procesit të risocializimit dhe trajtimit. Çdo vit në planin vjetor, menaxhmentit i kërkohen vende të reja pune, por situata aktuale e buxhetit, ribalanci është i tillë, kemi dorëzuar por do të shohim”, shton ai.

Ai thotë se ka shembuj pozitivë të fëmijëve të cilët, pas vuajtjes së dënimit, arritën të integrohen në shoqëri, të punësohen dhe të bëjnë një jetë normale dhe të suksesshme.

“Fokusi i punës sonë është risocializimi, domethënë të ndihmojmë fëmijët kur të dalin nga këtu për të kaluar jetën. Momentialisht nuk kam përvojë të tillë për këtë muaj e gjysmë, por sipas informacionit që më është dhënë nga të punësuarit, janë tre banues që kanë dalë nga këtu dhe kanë gjetur punë përkatëse me të cilën fitojnë për jetesë”, shprehet drejtori i SHEP -Tetovë.

Për të mundësuar arsimin është i domosdoshëm vullneti politik

Lidhur me këtë rast, Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve parashtroi padi për mbrojtje nga diskriminimi duke kërkuar detyrimin e të paditurve për t’i lejuar këta fëmijë të kenë arsim të rregullt formal. Padia rezultoi e suksesshme dhe Gjykata Themelore Civile Shkup në vitin 2022 miratoi aktgjykim në favor të banuesve, i cili u konfirmua edhe nga Gjykata Supreme.

“Gjykata Themelore Civile në Shkup vendosi që të paditurit, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, DZS, MASH dhe SHEP-Tetovë, të gjithë së bashku kanë kryer shkelje të barazisë së fëmijëve banues në SHEP-Tetovë. Padia kishte të bënte me periudhën 2015-2020 dhe diskriminimi i konstatuar nga gjykata ishte për dy shkaqe. Njëra u bazua në statusin, u krijua diskriminim indirekt për të gjithë fëmijët banues në Tetovë në lidhje me pamundësinë për të pasur arsim, dhe të gjithë fëmijët e tjerë në vend që ushtruan këtë të drejtë e kanë realizuar. E dyta, u bazua në përkatësinë etnike sepse shumica e fëmijëve në atë periudhë, të cilën e mbulonte padia, ishin fëmijë të përkatësisë etnike rome”, tha për MIA-n avokatja Keti Jandrijeska Jovanova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit