Përfshihen nga flakët dy automjete në Shkup, njëra është dëmtuar me armë zjarri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.09.2024, 19:54

Një automjet i tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, pronë e personit me inicialet I.T (49), mëngjesin e sotëm është përfshirë nga flakët në një parking në territorin e komunës Qendër.

Siç informon MPB-ja, rasti është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPB Shkup në orën 5:50. Nga zjarri është përfshirë edhe automjeti i tipit “Audi” me targa të Shkupit në pronësi të A.J. nga Shkupi. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës kundër zjarreve Shkup, ndërsa nuk ka persona të lënduar.

Në rastin e dytë, personi M.L (37) nga Shkupi dje në orën 15 ka denoncuar në polici se automjeti i tij “Kia” me targa të Shkupit i është dëmtuar nga një plumb qorr. Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e një kompanie në zonën e Çairit. Nga MPB-ja informojnë se është kryer mbikëqyrje dhe rasti është iniciuar për procedim të mëtejshëm. Punohet në zbardhjen e rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit