Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në unazën e qytetit të Fierit, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një makinë.
81-vjeçari me inicialet L. Ç pas përplasjes ka pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Shoferi i automjetit, M. J., 47 vjeç, është shoqëruar nga policia për hetime të mëtejshme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.