Një ish-notar shpëtimi i Marinës Amerikane, ka ndarë historinë tronditëse të ngjitjes së tij në malin Everest, ku fatkeqësisht ai humbi përkohësisht shikimin në momentin më kritik.
Në një intervistë për kanalin në YouTube "Soft White Underbelly", ai rrëfeu përvojën e tij të tmerrshme në mal, ku u përballë me situatën e vështirë që i mori shikimin.
Brian Dickinson, i cili kishte përvojë në terrene të vështira, u ngjit drejt majës së Everestit. Pasi shoqëruesi i tij u sëmur në një lartësi prej rreth 300 metra nga maja, Brian mori një vendim të vështirë: të vazhdonte ngjitjen i vetëm, duke lënë pas ekspertizën e shoqëruesit të tij tibetian dhe duke hyrë në "zonën e vdekjes" me nivele jashtëzakonisht të ulëta oksigjeni.
Pasi arriti në majën më të lartë të Everest pas katër orësh ngjitje i vetëm, gëzimi i tij u ndërpre kur sytë e tij filluan t'i digjnin dhe shikimi i tij u bë i turbullt. Brenda disa sekondave, ai ishte pothuajse plotësisht i verbër për shkak të një problemi me syzet e tij mbrojtëse.
Megjithëse ndodhej vetëm dhe me pak oksigjen, Brian u detyrua të zbresë malin në gjendje të verbër, duke përdorur aftësitë e tij ushtarake për t'u orientuar.
Në librin e tij "Blind Descent", ai përshkruan agoninë e zbritjes centimetër pas centimetri dhe beson se një fuqi më e lartë e ndihmoi në atë situatë të vështirë. Me ndihmën e rezervës së oksigjenit që shoqëruesi i tij kishte groposur më parë, ai arriti të shpëtojë, duke rikuperuar shikimin e tij vetëm pas dy muajsh.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.