“Është nismë terësisht e Ramës”, Baba Mondi: S’kemi kërkuar shtet mysliman!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.09.2024, 23:02

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka përgënjeshtruar zërat për krijimin e një mikroshteti bektashi në Tiranë, të ngjashëm me Vatikanin.

Në një deklaratë për mediat, Baba Mondi ka sqaruar se kjo është një nismë e kryeministrit Edi Rama dhe jo një kërkesë e Urdhrit Bektashi, duke theksuar se ata nuk kanë kërkuar krijimin e një shteti mysliman.

“Lajmi se Shqipëria mund t'i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territoriale na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘New York Times’,” deklaroi ai.

Deklaratat e Baba Mondit erdhën pas raportimeve nga “New York Times”, që shkruante për krijimin e një enklave të vogël bektashiane, e cila sipas modelit të Vatikanit do të ishte katër herë më e vogël dhe do të bëhej shteti më i vogël në botë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit