6 vende na tejkaluan në rrugën drejt BE-së! Troshanovski: Do të ketë frustrime edhe ndaj Brukselit, por edhe brenda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.09.2024, 21:41

Maqedonia mbetet në pozitë status-quo në rrugën drejt BE-së, ndërsa gjithnjë e më e sigurt po bëhet që Shqipëria në muajt e ardhshëm do të fillojë që të hap kapitujt negociues. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se “Shqipëria do të na tejkalojë” duke numëruar edhe pesë vende që na lanë pas.

“Ishim në grup me Rumaninë dhe Bullgarinë…që të dalim nga ai grup, më pas ishim me Kroacinë, që të dalim edhe nga ai grup, më pas me Serbinë dhe Malin e Zi, që edhe ai grup të na tejkalojë, e më pas me Shqipërinë, ndërsa tani ja edhe Shqipëria do të na tejkalojë”, tha Hristijan Mickoski, krymeinistër.

Sipas analistit Marko Troshanovski, ndarja e Maqedonisë nga pakoja me Shqipërinë do të shkaktojë frustrime edhe ndaj BE-së për shkak të procesit të paparashikueshëm të integrimit.

“Jo vetëm nga ana e Maqedonisë, por edhe nga gjithë fqinjësia, përkatësisht Ballkani Perëndimor dhe në përgjithësi aspiratat për BE, për shkak se edhe një herë konfirmohet mosrespektimi i parimit të politikës europiane për zgjerim e cila sot është në dëm të Maqedonisë, por megjithatë nesër mund të jetë në dëm të cilit do shtet kandidat…edhe Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi kanë konteste dypalëshe me fqinjët që mund të jenë pengesë”, pohoi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci. Megjithatë siç shtoi Troshanovski, hapi i tillë mund të ndikojë edhe në planin e brendshëm.

“Natyrisht, komuniteti etnik shqiptar mund ta shohë ndarjen ose vazhdimin e rrugës europiane të Shqipërisë si diçka që ndoshta do të ndikonte në uljen e besnikërisë ndaj vendit ose në aspiratat më të mëdha për marrëdhënie më të ngushta me Shqipërinë, por do të thosha se sipas hulumtimeve kjo është e mundur vetëm ndërmjet një pjesë e komunitetit etnik shqiptar, ndërsa ka edhe një pjesë të madhe që ka mirëkuptim për situatën””, deklaroi Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

Mickoski më herët kishte paralajmëruar se në Bruksel do të diskutojë për mundësitë e garancive në rrugën e vendit drejt BE-së, por pas kthimit nga vizita e punës, personi i parë i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel porositi që Maqedonia t’i përmbahet marrëveshjeve tashmë të dakorduara. Sipas Troshanovskit, njoftimet për ndryshim të mundshëm të kornizës së negociatave janë joreale. Ai shtoi se shanset tani janë edhe më të vogla, sepse kjo do të varet edhe nga Bullgaria, me të cilën marrëdhëniet po përkeqësohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit