E rrëmbyen kur ishte 6-vjeç, xhaxhai gjendet nga mbesa e tij pas 73 vitesh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.09.2024, 21:46

Një grua arriti të zgjidhë misterin e rrëmbimit të xhaxhait të saj, 73 vite pasi ai u mor peng teksa po luante në një park kur ishte vetëm 6-vjeç.

Luis Armando Albino, sot 79 vjeç, më në fund u bashkua me familjen e tij biologjike falë punës së palodhur të mbesës së tij, Alida Alequin, e cila luajti një rol kyç në zgjidhjen e misterit që zgjati për shtatë dekada.

Në vitin 1951, Luis, i cili ishte vetëm 6 vjeç, po luante në Jefferson Square Park në West Oakland, Kaliforni, me vëllain e tij 10-vjeçar, Roger. Një grua iu afrua dhe e joshi me ëmbëlsira. Ajo më pas e rrëmbeu dhe e dërgoi në New York, ku u rrit nga një çift lokal sikur të ishte djali i tyre.

Ndërsa familja e tij e vërtetë kërkonte me dëshpërim përgjigje, nëna e Luisit kurrë nuk e humbi shpresën se ai do të kthehej. Ajo fatkeqësisht vdiq në vitin 2005, në moshën 92-vjeçare, pa e zbuluar kurrë fatin e të birit.

Pas shumë dekadash, mbesa e tij Alida vendosi të nisë kërkimet për të zbuluar se çfarë ndodhi me xhaxhain e saj. Për fat të mirë, falë këmbënguljes së saj, ajo arriti të ndihmojë policinë e Oakland-it, FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë në gjetjen e tij.

Luis më në fund u gjurmua në bregun lindor të SHBA-së dhe një analizë e ADN-së konfirmoi identitetin e tij. Në gusht të këtij viti, ai u bashkua me vëllain e tij Roger, 83 vjeç, por fatkeqësisht ky i fundit ndërroi jetë një muaj më vonë për shkak të kancerit.

I emocionuar kur pa familjen e tij për herë të parë, Luis e përqafoi mbesën e tij dhe i tha: "Faleminderit që më gjete."

Alida tha: "Jam shumë e lumtur që arrita ta bëj këtë për nënën dhe xhaxhain tim. Ishte një fund shumë i lumtur. Gjithmonë kam qenë e vendosur ta gjej dhe me historinë time, shpresoj të ndihmoj edhe familje të tjera që po kalojnë të njëjtën gjë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit