Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Pukë, ku një banesë në fshatin Mesul u përfshi nga flakët.
Mësohet se banesa është në pronësi të Ardian Kecit i cili ndodhet për kurim në QSUT.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, duke e djegur banesën brenda pak minutash.
Shërbimi zjarrfikës nuk arriti të ndërhynte për shkak të mungesës së një rruge të përshtatshme për automjete. Për këtë arsye dëmet janë të konsiderueshme dhe gjithçka brenda banesës është shkrumbuar. Por fatmirësisht asnjë nga familjarët nuk është lënduar.
“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltukët, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci, djali i familjes.