Ndodh që disa njerëz të kenë të njëjtin nishan, në të njëjtin vend, në pjesën e sipërme të kyçit të dorës dhe kjo ka një arsye pse ndodh. Lidhur me këtë fenomen ekzistojnë disa teori, por më e besueshmja është ajo e dermatologes Dr. Joyce Park.
Sipas saj, nishanet janë zona të lëkurës ku ka më shumë pigment ose depozitë melanine për shkak të rrezatimit UV.
“Parakrahët, kyçet dhe duart janë më të ekspozuara nga dielli”, tha ajo.
Edhe kur jemi të veshur me të gjata, kyçet janë zonat më të ekspozuara nga dielli, madje dhe kur aplikojmë kremin mbrojtës, kyçet dhe duart i shpëtojnë vëmendjes sonë. Megjithatë, shkencëtarët shpesh kanë teori të ndryshme, mirëpo bien në një mendje për një gjë: “Duhet t’i kontrollojmë vazhdimisht nishanet”.
Ekspozimi ndaj diellit mund të jetë një faktor, por nishanet mund të shfaqen kudo dhe njerëzit mund të shikojnë se edhe në pjesë të tjera të trupit ka nishane të ngjashme.
Nëse ndodh ndonjë ndryshim te nishanet duhet me patjetër një konsultë me mjekun. Tekefundit, më mirë i sigurt sesa i penduar.