Autoritetet spanjolle kanë kapur 14 kg kokainë në lagjen San Martí të Barcelonës dhe kanë arrestuar tre shqiptarë.
Gjatë patrullimeve agjentët e grupit Fura de Sant Martí pikasën një automjet të dyshimtë dhe panë pasagjerët duke kryer një shkëmbim. Në atë çast u përpoqën të përgjojnë dhe zbuluan se tre të arrestuarit kishin fshehur gati 14 kilogramë kokainë në një vend të vështirë për t’u arritur brenda automjetit.
Droga, e cila mund të ketë një vlerë të lartë në tregun e paligjshëm, ishte fshehur shumë mirë në mjetin e të arrestuarve.
Tani do të bëhen teste teknike për të përcaktuar saktësisht vlerën e drogës, duke marrë parasysh pastërtinë dhe mënyrën e prerjes, por dyshohet se kalon një milion euro në tregun e zi.