Një qytetare ka bërë një denoncim lidhur me një përvojë të pakëndshme me blerjen e një pajisjeje online.
Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se pak ditë më parë ka blerë një grirëse elektrike nga faqja Home24.al, por sapo e ka vënë në përdorim, pajisja ka filluae të nxjerrë tym dhe është prishur.
Qytetarja thotë se kontaktoi me kompaninë për të raportuar problemin, por ata e fajësuan duke pretenduar se nuk e kishte përdorur siç duhet, edhe pse ajo vetëm po grinte fruta të buta për smoothie.
Ajo thotë se pajisja ka kushtuar 21,000 lekë dhe nuk përmbante asnjë fletë garancie në paketim, megjithëse në faqen online reklamohej se kishte garanci njëvjeçare.
Për më tepër, kompania ka bllokuar komunikimin me zonjën dhe nuk i përgjigjet më mesazheve apo thirrjeve të saj.
Qytetarja kërkon që rasti i saj të bëhet publik, në mënyrë që të mos bien edhe të tjerë pre e mashtrimeve të ngjashme.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje.ju lutem nese mundeni ta publikoni. Kam bere nje blerje online tek faqa home24. Paisja nje grirese elektrike,sapo u vu ne pune filloj te nxirte tym dhe nuk funksionoj me. Kontaktova me faqen, dhe pa piken e turpit ata nxjerrin justifikime se medemek une sdija ta perdorja mire dhe e kam djegur. Nje banane te bute dhe nje pjeshke per smuthi per femijen do grija,, nderkohe qe ne reklamen e tyre ata thone qe mund te grihej edhe mishi. U nisa edhe disa video te gjendjes se paisjes duke nxjerre tym. Nuk ishte pak ishte 21mije leke. Nuk i gjejme ne rruge.
Ju lutem publikojeni
I marr ne tel nuk me pergjigjen. Te shtoj edhe dicka. Kisha vetem 1 dite qe e kisha marre
Ne kuti nuk kishte flete garancie.. kurse ne faqe ata e reklamojne me garanci 1 vit. Shiko me kane bere bllok qe te mos u vene sms e mija. Kur tenotoj te hyj tek faqa e tyre me del keshtu. Ju lutem me ndihmoni.. bejeni publik rastin qe mos te mashtrohen njerezit keshtu.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.