Një 48-vjeçar në fshatin Akërni ka përfunduar në pranga pasi kërcënoi bashkëshorten e tij me kallashnikov dhe qëlloi në ajër, duke rrezikuar sigurinë e banorëve të zonës.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. I., i cili tentoi të largohej me automjet.
Gjatë kontrollit, u sekuestrua arma, një sasi lënde narkotike kanabis dhe municion luftarak, të cilat u gjetën në pronën e tij.
Të gjitha materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.