Së fundmi, në mediat greke ka tërhequr vëmendje një incident që përfshin një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila është përjashtuar nga shkolla.
Shkak për këtë situatë janë bërë masat e reja të Ministrisë së Arsimit që parashikojnë bashkimin e klasave me një maksimum prej 25 nxënësish.
Për pasojë, Drejtoria e Arsimit në zonën e Halkidhikisë ka vendosur që vajza 10-vjeçare të përjashtohet nga shkolla në fshatin Simantra, për të shmangur krijimin e një klase paralele për klasën e pestë.
Tani, vajza duhet të ndjekë mësimet në një shkollë në fshatin fqinj, Portaria, që ndodhet rreth 8 kilometra larg, gjë që për familjen është e pamundur për shkak të mungesës së mjeteve të transportit.
Babai i saj, Altin Tocila, ka shpjeguar se një ditë pas fillimit të vitit shkollor, drejtoresha e shkollës e njoftoi për vendimin e Drejtorisë së Arsimit, pasi klasa e pestë kishte 26 nxënës dhe nuk mund të pranonte një nxënës tjetër.
Kur prindërit e vajzës e kundërshtuan këtë vendim, drejtoresha thirri policinë për të larguar vajzën nga shkolla. Ky veprim e trembi vajzën, e cila filloi të qante, duke e detyruar babain ta marrë me vete në punë atë ditë. Familja, e cila ka dhe një fëmijë tjetër më të madh që ndjek gjimnazin në Mudhania, rreth 9 km larg, nuk ka mundësi të mbulojë transportin për të dy fëmijët dhe nuk e konsideron të sigurt dërgimin e vajzës së vogël vetëm me autobusin e linjës.
Pasi u shpërngulën nga Imathia në Halkidiki për një jetesë më të mirë, kryefamiljari gjeti punë në një fabrikë ullinjsh, ndërsa gruaja e tij është ende e papunë.
Ngjarja ka nxitur reagime të forta dhe Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor ka mbajtur një protestë dhe një grevë para Drejtorisë Arsimore në Polygyros, duke denoncuar situatën.
Si pasojë e presionit publik, autoritetet arsimore janë shprehur se po kërkojnë një zgjidhje dhe po shqyrtojnë mundësinë për një përjashtim nga rregulli për numrin e nxënësve në këtë rast.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.