Reperi Feronit Shabani, i njohur si "Fero", ka fituar kujdestarinë e vajzës për një periudhë prej 12 muajsh, bazuar në vendimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit për urdhër-mbrojtje emergjente.
Fero konfirmoi personalisht lajmin gjatë një interviste, duke treguar se kishte në dorë edhe dokumentin zyrtar që e vërtetonte këtë.
"Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësinë dhe korrektësinë e treguar. Po, vajza më është besuar mua për një vit," deklaroi ish-reperi.
Sipas vendimit gjyqësor, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, ndërsa fundjavën do ta kalojë me nënën e saj, Arbenita Ismajli. Pas marrjes së vendimit, Fero publikoi një video ku shfaqet i lumtur pranë vajzës së tij, Ninës.