“Aeroplani për në Cyrih ka ikur” – Udhëtarët përjetojnë tmerrin në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.09.2024, 11:08

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë të shtunën është shkaktuar tollovi e madhe.

Qindra udhëtarë po presin rreth sporteleve për të kaluar check- in, mirëpo është bllokuar e tërë hyrja.

Disa udhëtarë I thanë se janë duke pritur me orë të tëra, dhe kanë frikë se fluturimi I tyre do të ikë.

E madje siç tregojnë qytetarët udhëtimi për Cyrih vetëm se ka ikur, dhe udhëtarët kanë mbetur pa shkuar në destinacion.

Ndërkaq një tension ndodhi mes një udhëtari dhe zyrtarit në aeroport, pasi aeroplani ishte nisur më valixhen e tij për në Cyrih dhe ky I fundit mbeti në Kosovë.

Disa nga zyrtarët thanë se e gjithë kjo ndodhi në mungesë të stafit të punëtorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit