Ish-punonjësi i policisë, Erjon Goxhara, i cili qëlloi me gjashtë plumba drejt Lorenc Kostës, Drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, do të mbetet në burg, pasi Gjykata e Apelit Tiranë refuzoi kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.
Në vendimin e saj të datës 17 shtator 2024, Apeli vendosi që të mos marrë parasysh argumentet e Goxharës, duke mbështetur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
Goxhara kishte apeluar vendimin, duke pretenduar se ngjarja kishte ndodhur në një moment impulsiv dhe se ai, si kryefamiljar, duhej të ishte pranë familjes së tij. Megjithatë, këto argumente nuk e bindën gjykatën. Kujtojmë që Goxhara u vetëdorëzua në polici së bashku me armën e shërbimit që kishte përdorur gjatë incidentit, ku plagosi Kostën.
Ngjarja ndodhi më 19 gusht 2024, rreth orës 14:00, në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”. Goxhara qëlloi me pesë plumba Kostën, pasi ai dyshonte se ky i fundit kishte marrëdhënie me bashkëshorten e tij. Ai deklaroi në polici se nuk kishte qëllim të vriste Kostën, prandaj kishte qëlluar në pjesën e poshtme të trupit. Sipas Goxharës, Kosta e kishte provokuar duke kaluar pranë tavolinës ku ai ishte ulur me vajzën e tij dhe madje i kishte thënë se mund ta largonte nga puna.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.