Ish-roja i pushuar nga puna, proteston çdo ditë tek Bashkia Elbasan

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.09.2024, 10:14

Një ish-roje sigurie tek Pallati i Sportit ka filluar një protestë të përditshme pranë Bashkisë Elbasan, pasi është pushuar nga puna pa një motivacion të qartë.

Sipas burimeve për JOQ, roja është socialist i thekur, me një histori të gjatë devotshmërie ndaj partisë.

Deri kohët e fundit, ai mbante si foto profili në rrjetet sociale kryebashkiakun Gledian Llatja.

Pasi humbi vendin e punës, ai është parë rregullisht përpara Bashkisë, shpesh nën ndikimin e alkoolit, duke pritur një përgjigje për largimin e tij, i zhgënjyer nga partia që mbështeti prej vitesh…

“Mir me demokratet po dhe socialisteve po ja fusin tani”,-shkruajnë qytetarët që e shohin aty çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit