Rrugë që shkëlqejnë në errësirë, Australia sjell revolucionin me bojën që ndriçon natën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2024, 23:44

Imagjinoni të udhëtoni në një rrugë ku vijat e bardha ndriçojnë vetë në errësirë! Kjo nuk është fantashkencë, por një realitet që po bëhet i mundur në Australi.

Shkencëtarët dhe inxhinierët australianë kanë zbuluar një mënyrë revolucionare për të bërë rrugët më të sigurta. Ata kanë krijuar një bojë speciale që thith dritën e diellit gjatë ditës dhe e lëshon natën, duke bërë që vijat e rrugës të shkëlqejnë në errësirë. Kjo do të ndihmojë shoferët të shohin më qartë rrugën, veçanërisht në zonat me kthesa dhe kryqëzime, duke ulur rrezikun e aksidenteve.

Ky investim për t'i bërë rrugët më të sigurta është mundësuar nga kompania Tarmac Linemarking, së bashku me OmniGrip dhe Vic Roads.

"Ky trajtim do ta bëjë më të lehtë për drejtuesit të shohin sinjalistikën horizontale. Ndriçimi do të jetë më i fortë në afërsi të kryqëzimeve dhe kthesave, duke u dhënë shoferëve më shumë kohë për të reaguar dhe duke i parandaluar që të dalin nga korsia e tyre. Kjo mund të jetë një burim i vlefshëm veçanërisht për ata që nuk janë të njohur me këto rrugë", tha Regional Roads Victoria në një deklaratë.

Si funksionon? Është një parim i thjeshtë: boja speciale, e quajtur fotolumineshente, thith dritën gjatë ditës dhe pastaj e lëshon gradualisht natën. Është sikur të kesh yje të vogla në rrugë që shkëlqejnë gjatë gjithë natës. Kjo teknologji është e ngjashme me 'yjet' që vendosen në tavan të dhomës së fëmijëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit