Edi Rama u shpreh kategorikisht kundër pagesës së pagave në dorë ditën e sotme, duke e cilësuar si të papranueshme dhe duke paralajmëruar masa të forta ndaj bizneseve që përdorin këtë praktikë. Gjatë një turi në shkollat profesionale, ku ai foli për orientimin e të rinjve drejt një tregu pune të garantuar, Rama u ndal edhe tek reforma e sigurimeve shoqërore dhe lufta ndaj informalitetit.
Megjithatë, ndonëse Rama shfaqet "i ashpër" ndaj pagave në dorë, në fakt kjo është një hipokrizi e pastër. Rama ka lejuar dhe lejon prej vitesh ndërtuesit të shesin apartamentet e tyre “në të zezë,” duke deklaruar vlera e çmime më të ulëta në kontratë, por duke marrë pjesën e padeklaruar në mënyrë informale në dorë. Ndërsa sot për propagandë, kryeministri duket se po bën "cubin" me pagat e punonjësve të deklaruara në dorë.
Kritikët vënë theksin në faktin se Rama toleron një evazion fiskal madhor në sektorin e ndërtimit, ku jo vetëm apartamentet shiten me çmime më të larta nën dorë sesa ato që deklarohen zyrtarisht, por edhe ku zbatohen lloj-lloj skemash të pastrimit të parave të zeza. Nga njëra anë, qeveria mbyll sytë përballë këtyre transaksioneve të errëta, ndërsa nga ana tjetër bën sikur lufton evazionin përmes punëdhënësve që paguajnë punonjësit në dorë.
Rama ka bërë thirrje që bizneset të bashkëpunojnë për të zhdukur praktikat informale, duke theksuar se reformat e ndërmarra synojnë të garantojnë një treg të pastër dhe të drejtë për të gjithë. Por, me skandalet e vazhdueshme që lidhen me sektorin e ndërtimit, shumë qytetarë ndihen të zhgënjyer, duke e parë këtë luftë kundër informalitetit si një përpjekje gjysmake, që godet më shumë hallkat e vogla të ekonomisë dhe lë të paprekur ato të mëdhatë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.