Aksidenti i shkaktoi infeksion, 20-vjeçarit i rridhte truri nga hundët prej 6 vitesh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2024, 21:44

Një i ri zbuloi se rrjedhja e vazhdueshme nga hunda e tij nuk ishte alergji, rrufë apo grip, por lëngu i trurit të tij që po dilte për shkak të një aksidenti që kishte pësuar disa vite më parë.

Ky zbulim i tmerrshëm u publikua në "Journal of Medical Case Reports" këtë muaj.

Bëhet fjalë për një 20-vjeçar sirian, i cili vuante prej gjashtë vitesh nga dhimbje koke, kriza epileptike dhe një hundë që i rridhte vazhdimisht. Simptomat e tij kishin nisur pas një aksidenti automobilistik, por ai nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Skanimet e kokës treguan se i riu kishte pësuar një frakturë në bazën e kafkës, me indet e trurit që po kalonin përmes frakturës dhe po dilnin nga hunda e djathtë. Kjo gjendje në mjekësi njihet si "encephalocele", që zakonisht është një defekt i lindur, por në rastin e 20-vjeçarit ishte shkaktuar nga trauma që kishte marrë në kokë për shkak të aksidentit automobilistik.

Më e pabesueshme është fakti që fillimisht ai refuzoi operacionin për të rregulluar problemin, edhe pasi u diagnostikua me një gjendje të rëndë infeksioni. Më vonë, ai pranoi të kryente operacionin, ku specialistët rikthyen indet e trurit në vendin e tyre dhe riparuan kafkën e tij.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, i riu sirian fatmirësisht arriti të shërohej plotësisht, pa asnjë komplikacion të mëtejshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit