Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit në banesën e tij.
Raportohet se bëhet fjalë për 40-vjeçarin me iniciale A.V.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.