Vuçiç: Jemi të parët ose të dytët ushtarakisht në Europë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.09.2024, 20:31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pretenduar se ushtria serbe është ndër më të fortat, ndoshta e para apo e dyta në Europë, duke u mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.

Deklarata e tij erdhi gjatë stërvitjes ushtarake "Flamuri 2024", e cila po zhvillohet me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Në aeroportin ushtarak "Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq" janë ekspozuar një sërë armatimesh dhe pajisjesh ushtarake moderne.

"Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Europë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj... 50% e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit