Trump mesazh votuesve hebrenj: “Nëse nuk më mbështesni, Izraeli do të asgjësohet”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.09.2024, 19:56

Gjatë një fjalimi kundër antisemitizmit të mbajtur të enjten në Uashington, Donald Trump, kandidati republikan për president, kritikoi hebrenjtë amerikanë që nuk e mbështetën në zgjedhje.

Ai paralajmëroi se nëse nuk zgjidhet president, Izraeli mund të zhduket nga harta.

Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje, populli hebre do të mbajë përgjegjësi për rezultatin. Me gjithçka që kam bërë për Izraelin, kam marrë vetëm 24 për qind të votave të hebrenjve. Duhet të mendoni me kujdes për kë do të votoni, sepse do të përballeni me një luftë të pafundme, të përgjakshme për të eliminuar shtetin hebre dhe për të dëbuar hebrenjtë nga Toka e Shenjtë”, tha Trump.

Trump tha se pas gjithë asaj që ka bërë për Izraelin, ka marrë vetëm 24 për qind të votave hebraike, duke theksuar se hebrenjtë duhet të reflektojnë seriozisht për votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, një fitore e Kamala Harris në nëntor do të çonte në një luftë të ashpër dhe në përpjekje për shkatërrimin e Izraelit dhe dëbimin e hebrenjve nga Toka e Shenjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit