Një burim pranë Hezbollahut në Liban thonë se sulmi izraelit në lagjen Dahiyeh të Bejrutit vrau Ibrahim Aqil, komandantin e njësisë elitare.
"Sulmi ajror izraelit vrau komandantin Ibrahim Aqil, komandanti i dytë i forcës së saj të armatosur pas Fuad Shukr", i cili u vra nga një sulm izraelit në korrik, gjithashtu në bastionin jugor të Hezbollahut në Bejrut.
Nga sulmi me dy raketa F-35, janë goditur dy ndërtesa, në të cilën u vranë 3 persona dhe u plagosën 15 të tjerë. Ndërkohë pritet një komunikim zyrtar nga Hezbollahu.
Më herët gjatë ditës së sotme, Hezbollahu lëshoi 150 raketa në drejtim të jugut të Izraelit.