Shpëtojini jetën Altinit, i riu po lufton me vdekjen!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.09.2024, 10:53

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Altin Belba, një djalë i ri nga Prrenjasi, ka lindur me një problem të rëndë shëndetësor "hipertension portal", një gjendje kritike që ka vënë jetën e tij në rrezik të përhershëm. Për shkak të kësaj sëmundjeje të rrallë, ai duhet të marrë transfuzion gjaku një herë në muaj, duke kaluar periudha të vështira që kanë rrezikuar disa herë jetën e tij.

Mjekët në Shqipëri kanë bërë gjithçka që kanë mundur për të mbajtur Altinin në jetë, por për fat të keq, vendi ynë nuk ofron mundësinë e ndërhyrjes së specializuar që ai ka nevojë. Sëmundja e tij kërkon një operacion të ndërlikuar dhe trajtime të shtrenjta që kapin shifra prej mijëra eurosh, të cilat janë përtej mundësive financiare të familjes së tij. Fatmirësisht, një klinikë jashtë Shqipërisë ka pranuar të trajtojë Altinin, duke i ofruar atij një mundësi për shërim dhe një jetë më të mirë.

Familja e Altinit është në kërkim të mbështetjes për të mbledhur fondet e nevojshme për këtë ndërhyrje. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të japin kontributin e tyre për të shpëtuar jetën e këtij të riu të mrekullueshëm.Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh dhe t’i japë Altinit një shans për të jetuar një jetë normale.

Le të bashkohemi për të dhuruar jetën që ai meriton!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit