Një shpërthim me eksploziv ndodhi mëngjesin e sotëm në një shtëpi në Postribë, Shkodër.
Rreth orës 05:35, në fshatin Dragoç, një sasi e vogël lënde plasëse, e dyshuar si tritol, u hodh në portën e jashtme të banesës së shtetasit Lulzim Hasaj, 49 vjeç.
Prej vitesh, në banesë nuk jeton njeri dhe si rezultat, pati vetëm dëme të vogla materiale.
Ndërkohë grupi hetimor, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë, po vazhdon hetimet për të mbledhur prova dhe për të identifikuar autorin e ngjarjes dhe shkaqet që dërguan në këtë veprim.