Policët e Rrugores futën 22 MILIONË LEKË në xhep nga gjobat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20.09.2024, 10:36

Një komisariat i tërë në Kukës është “kapur” duke grabitur shtetin. 11 efektivë të Policisë Rrugore të Kukësit janë arrestuar pasi nuk regjistronin gjobat në sistem.

Për një grup prej 22 punonjësish policie janë ekzekutuar masa sigurie nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Efektivët dyshohen se shmangnin regjistrimin e gjobave në sistem duke përvetësuar para për veten.

Emrat: – Krenar Molla – Gasper Gjeta – Armand Shehu – Ndoc Pjetri – Armir Hallaçi – Marjan Bolaj – Kastriot Gjini – Gilbert Kapxhiu – Arsim Braha – Gramoz Dafku – Shuaip Gjuta

Sipas AMP-së, efektivët abuzuan me aksesin e tyre në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, duke shmangur regjistrimin e gjobave.

Hetimi zbuloi se ata identifikonin shkeljet, mblidhnin shumën monetare dhe lëshonin procesverbalin përkatës për drejtuesit e mjeteve, por nuk bënin regjistrimin dhe arkëtimin e gjobave në sistem, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme 2.200.000 lekë nga gjobat administrative.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit