Ukë Rizvani është i sigurt pranë familjes! 👏🏻❤️
70-vjeçari u raportua i humbur ditën e djeshme pranë JOQ dhe është gjetur vetëm pak orë pas publikimit. Ndjekësit e JOQ kanë lokalizuar të moshuarin dhe kanë njoftuar familjen.
Zoti Rizvani vuante nga skleroza. Ditën e djeshme ai humbi fluturimin për Milano dhe telefoni i tij u gjet nga stafi i aeroportit të Rinasit.
Ai kishte humbur çdo gjurmë derisa u gjet she tashmë është i sigur në gjirin familjar. Të afërmit e tij falenderojnë këdo që kontribuuoi në gjetjen e Ukës! 🙌🏻