Barcelona e ka nisur me umbje aventurën në Champions League, duke u mposhtur 2-1 nga Monaco në ndeshjen e parë të saj me formulën e re të këtij kompeticioni.
Katalanasit u përballën me një sfidë të madhe pasi mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 10-të të pjesës së parë, kur mesfushori me tipare mbrojtëse, Eric Garcia, u ndëshkua me karton të kuq.
Monaco përfitoi menjëherë nga avantazhi numerik, duke shënuar golin e parë në minutën e 16-të me Mahness Akliouche. Barcelona arriti të barazojë në minutën e 28-të me një gol nga talenti i ri Lamine Yamal, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë, Monaco dominoi plotësisht ndeshjen, duke krijuar shumë raste për shënim. Goli vendimtar erdhi në minutën e 71-të nga George Ilenikhena, që i dha tre pikët e para ekipit francez. Superioriteti numerik duket se bëri diferencën në këtë ndeshje, ndërsa Barcelona pati vështirësi për të krijuar mundësi të rrezikshme.
Pritshmëritë ishin të larta për katalanasit në këtë ndeshja pasi vinin nga një start fantastik në La Liga me 5 fitore rresht në 5 ndeshjet e para.
Në ndeshjet e tjera që u luajtën sot në Champions League spikat fitorja e thellë në transfertë e Leverkusen ndaj Feyenoord me rezultatin 0-4.
Ndërkohë në dy ndeshje të tjera që kishin interes ishin Atalanta dhe Arsenal, e cila përfundoi me rrjeta të paprekura dhe Atletico Madrid kundër Leipzig, e cila u mbyll me fitoren e spanjollëve me rezultatin 2-1.
Në ndeshjet e tjera, Benfica mposhti në transfertë Crvena Zvezdën me rezultatin 1-2, ndërsa Brest triumfoi 2-1 ndaj Sturm.