Skandal në Champions League, shpaloset harta e Kosovës me flamurin serb në Beograd

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2024, 22:13

Një episod skandaloz ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ndeshjen mes Crvna Zvezda dhe Benfikës, e vlefshme për Champions League.

Siç shihet dhe në foto, tifozët e ekipit serb kanë shpalosur një banderolë ku duken harta e Kosovës me flamurin e Serbisë në ndeshjen që u luajt në stadiumin"Rajko Mitic" të Beogradit.

Ky nuk është rasti i parë që përsëriten të tilla provokime nga tifozeritë serbe në ndeshje të kompeticioneve të organizuara nga UEFA dhe FIFA.

Pritet që Federata e Futbollit të Kosovës të bëjë një ankesë në UEFA për rastin e turpshëm.

Ndërkohë ndeshja midis Crvena Zvezda dhe Benfikës u mbyll me fitoren e skuadrës portugeze me rezultatin 1-2.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit