Shkoi të ekzaminohej me rreze X, zbuloi se penisi po i kthehej në kockë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.09.2024, 21:10

Një burrë 63-vjeçar nga Nju-Jorku shkoi në spital prej dhembjes së gjurit të majtë ngaqë ishte rrëzuar.

Gjatë radiografisë, mjekët zbuluan diçka të papritur.

Rezultoi se burri, i cili kishte një histori mjekësore të alkoolizmit, vuante nga një gjendje tepër e rrallë e quajtur osifikim penile, ku penisi i tij po kalcifikohej dhe po bëhej një “kockë ekstraskeletale”.

Mjekët përshkruan këtë si një grumbullim kripërash kalciumi në indet e buta të penisit, i cili ishte dukshëm i pranishëm në radiografi.

Kjo gjendje është aq e rrallë, sa ka më pak se 40 raste të regjistruara në historinë mjekësore.

Pacienti nuk kishte simptoma të tjera tipike të osifikimit penile, si ënjtje apo sekrecione. Pas diagnozës, ai vendosi të largohej nga spitali kundër këshillave mjekësore dhe nuk mori asnjë trajtim.

Mjekët raportuan se ekzistojnë trajtime të mundshme, që variojnë nga përdorimi i analgjezikëve oralë dhe pajisjeve mekanike për zgjatje, deri te ndërhyrjet kirurgjikale në rastet më të rënda, kur pacienti përjeton dhimbje të madhe ose mosfunksionim erektil.

Një kockë po i rritej në penis.

Osifikimi penile shkaktohet nga sëmundja e Peyroni-t një gjendje ku krijohen plagë fibrotike brenda penisit. Trauma, sëmundjet e avancuara të veshkave dhe probleme të tjera që shkaktojnë grumbullimin e kalciumit në trup mund të jenë gjithashtu faktorë që çojnë në këtë gjendje të rrallë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit