S’i lejon kurrë fëmijët e saj t’i konsumojnë, mjekja tregon ushqimin dhe pijen më të pashëndetshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.09.2024, 20:25

Një mjeke italiane dhe nënë e dy vajzave ka zbuluar se ajo nuk i lejon kurrë fëmijët e saj të konsumojnë dy produkte shumë të zakonshme. Dr. Federica Amati, një nutricioniste e njohur dhe mjeke, ka një qëndrim shumë të qartë kur bëhet fjalë për ushqimin që futet në trupat e tyre.

Mjekja 37-vjeçare, e cila është edhe autore e një libri të ri, "Every Body Should Know This: The Science of Eating for a Lifetime of Health", thekson rëndësinë e kujdesit për mikrobet në zorrë për një shëndet më të mirë.

Ajo ka shpjeguar se edhe pse familja e saj ndjek një dietë të larmishme dhe të shëndetshme, ka dy produkte që janë rreptësisht të ndaluara: pijet e gazuara dhe kosin për fëmijë.

Sipas Dr. Amati, pijet e gazuara janë "produkti i përpunuar më i keq që ekziston", pasi përmbajnë një sasi të lartë sheqeri dhe aditivësh artificialë, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

Po ashtu, ajo shton se kosi për fëmijë ka një përmbajtje shumë të lartë sheqeri, gjë që e bën atë të jenë ndër produktet më të pashëndetshme në industrinë ushqimore.

Megjithatë, Amati shpjegon se synimi i saj nuk është të krijojë një marrëdhënie negative me ushqimin për fëmijët e saj, por të sigurojë që ata të rriten me një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, duke shijuar gjithçka me masës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit