Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Kolumbia.
Bëhet fjalë për Admir Tutaj, 25 vjeç, i cili akuzohet për "Trafikim armësh dhe municionesh", "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal" dhe "Kryerje veprash penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale".
Në prill të vitit 2023 u zbulua dhe u sekuestrua një arsenal armësh i fshehur brenda një tavoline druri në një furgon tip "Benz". Nga hetimet rezultoi se A.T., së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, kishte organizuar trafikimin e armëve drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Tutaj u arrestua në Kolumbi dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.