Tre ish-kryetarë të FRPD-së humbën jetën në moshë të re!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.09.2024, 17:32

Një lajm i trishtë tronditi dje skenën politike shqiptare. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ndërroi jetë papritur në moshën 44-vjeçare, ku dyshohet se shkak i ndarjes së tij nga jeta ishte një arrest kardiak. Lajmi ka tronditur jo vetëm selinë blu, por mbarë vendin.

Partia Demokratike ka shpallur ditën e sotme ditë zie kombëtare. Flamujt janë ulur në gjysmë shtizë dhe të gjitha aktivitetet politike janë pezulluar për nder të ish-deputetit.

Bogdani ka shërbyer si deputet për dy legjislatura, nga viti 2009 deri në vitin 2017, si dhe ka mbajtur postin e kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) gjatë viteve 2009-2015.

Kjo ngjarje tragjike nuk është e para që prek kryesinë e FRPD-së.

Para Gerti Bogdanit, Sokol Olldashi, një tjetër figurë kyçe e Partisë Demokratike, humbi jetën në moshën 41-vjeçare në një aksident tragjik automobilistik në vitin 2013.

Më herët, në vitin 2002, Kolin Gjoka, një tjetër ish-kryetar i FRPD-së, humbi jetën në moshën 36-vjeçare pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit