Mbi 2 MILIARD LEKË me TVSH i ka dhënë Albana Kociu në tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë, Izmir Shehut dhe Vladimir Margjekës ish-drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave.
Loi 5 Prednisolone i është dhënë thuajse me 100% të Fondit Limit kompanisë Alfarmakos SHPK, tender i shpallur me Flamur të Kuq për Mungesë Konkurrence pasi kompania ka qenë ofertuese e vetme në garë.
Kjo procedurë është anuluar herën e parë nga institucioni prokurues e më pas me rishpallje i është dhënë dyshes Shehu-Margjeka në shkelje të ligjit.

Kjo kompani është shpallur fituese në 576 tendera publikë me vlerë 8.7 MILIARD LEKË PA TVSH, ndërkohë që 508 prej tyre i ka përfituar në shkelje me ligjin e Prokurimeve Publike. 440 tendera i ka përfituar vetëm nga Ministria e Shëndetësisë.


Ndër të tjera këta individë gjatë muajve të karantinës shkurt-maj 2020, rezulton se kanë abuzuar me çmimet e ilaçeve të Covid, duke i rritur në mënyrë të pajustifikuar. Po ashtu me çmimin e maskave dhe dezinfektantëve në kohë pandemie.
Një gjobitje minimale ka marrë kompania e tyre krahasuar me numrin e MILIARDAVE që fitojnë në vit këto kmpani nga paratë e shqiptarëve, të cilët nuk u lodhën duke i zhvatur.
Një kompani e cila më shumë tendera i ka të dhëna për favore klienteliste në sektorin e shëndetësisë, nuk hetohez për lidhjet e brendshme me zyrtarët shtetërore dhe vazhdon operimin e pashqetësuar në këtë fushë. Cilat janë lidhjet e Shehut dhe Margjekës që vazhdojnë të pashqetësuar të përfitojnë nga paratë e popullit?!