Fermerët në zonën e Korçës kanë nisur mbledhjen e patateve, por këtë sezon po përballen me sfida të mëdha.
Rënia e rendimentit për shkak të temperaturave të larta dhe rritja e kostove të prodhimit kanë ndikuar negativisht në prodhim.
Një prej kultivuesve të patateve në fshatin Pojan, ka treguar për mediat se këtë vit ka arritur të mbledhë 25 kuintal patate për dynim, një rënie prej 10 kuintal krahasuar me vitin e kaluar. Ndër arsyet e rënies së prodhimet ai përmend temperaturat e larta dhe përhapjen e insekteve te bima.
Një problem tjetër me të cilin po përballen kultivuesit është edhe çmimi pasi edhe varietet me cilësi më të mirë po shiten me 40 deri 45 lekë për kg, rreth 30% më pak se vitin e kaluar. Fermerët shprehen se ky çmim nuk u siguron fitime, duke pasur parasysh kostot e larta të prodhimit dhe burokracitë që i pengojnë të përfitojnë nga subvencionet për naftën. Rënien e çmimit ata e argumentojnë me ndikimin që kanë tregtarët shumicës në tregun e brendshëm, por edhe të hyrjes së patates nga importi.
Për shkak të kërkesës së lartë vitin e kaluar, si për tregun vendas ashtu edhe eksport, përveç patates, fermerët kanë rritur mbjelljet e bimëve prashitëse si qepë dhe patate. Agronomët sugjerojnë se rritja e mbjelljeve është një përgjigje ndaj çmimeve të leverdishme të kulturave të tjera.
Ndërkohë, fermerët presin që në tetor të nisin mbledhjen e misrit, por ata shprehen se sasia e mbledhur nuk pritet të jetë e kënaqshme për shkak të dëmtimeve nga insektet. Rënia e çmimeve të grurit gjithashtu vazhdon të jetë një shqetësim, me çmimin aktual që arrin vetëm 25 deri 28 lekë për kg, nën koston e prodhimit. Kjo situatë i ka detyruar fermerët të ruajnë shumicën e grurit si lëndë ushqyese për kafshët.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.