Grushta dhe ofendime në Vlorë, shkak trafiku i rënduar

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.09.2024, 13:29

Një konflikt fizik ndodhi në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë për shkak të trafikut dhe bllokimit të rrugës.

Incidenti ndodhi ndërsa prindërit po prisnin të merrnin fëmijët nga shkolla, duke shkaktuar një përplasje mes drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të zonës.

Debati filloi për shkak të trafikut të rënduar dhe u përshkallëzua shpejt në ofendime dhe përplasje fizike mes disa personave.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ndërhyri për të hapur rrugën dhe për të qetësuar situatën.

Deri tani, nuk ka informacione nëse ka ndonjë të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit