Tek KFC salmonela ka bërë kërdinë për kushedi sa kohë dhe Mond Rrushi i AKU as nuk dënjoi të njoftonte për sasinë e bakterit që ishte futur në barkun e shqiptarëve nëpërmjet mishit të marinuar me vaj mijë-vjeçar tek pikat kanceroze të fast-foodit me nam.
Në rrjetin e dyqaneve “KFC” në Shqipëri, menaxhuar nga Agron Disha është konsumuar mish i infektuar me salmonelë, zbuluar në raportin e “RASFF” nga Bashkimi Evropian, që ndan informacion në kohë reale për rreziqet në zinxhirin ushqimor.
Njoftimi është bërë më 8.7.2024, duke sinjalizuar se mishi i pulës i marinuar “KFC” me salmonelë paraqet një rrezik serioz për shëndetin e konsumatorëve.
Duke marrë parasysh që brendi hyri me bujë në vend duke qenë se përfaqësonte një emër të madh të konsumit të fast-food në botë… është kthyer në “thertore njerëzish” që nga viti 2015 me produktet që nuk i përngjajnë aspak firmës origjinale KFC për nga cilësia.
Nga 1535.04 kg mish pule të infektuar, janë bllokuar vetëm 177.12 kg nga inspektorët e AKU-së. Duke marrë parasysh dëmin, vetëm sillni nëpërmend se janë adoleshentët konsumatorët kryesorë të këtij biznesi.
POR PSE AKU NUK NJOFTOI DHE PSE KFC VAZHDON OPERON ENDE DUKE PËRHAPUR KANCER NË POPULLATË?!
GLOBAL FAST FOOD ALBANIA është emri tregtar në Qendrën Kombëtare të Biznesit për KFC. Kompania është në pronësi të TP INVESTMENTS LIMITED, me pronarë rusë e gjeorgjianë. Ka dyshime se kjo kompani në pronësi të gjeorgjianit Revaz Saakadze operon për të pastruar paratë e aktivitetit kriminal të këtyre individëve në Shqipëri.