Kanosën me thikë bashkëmoshatarin për t’i marrë paratë, nis hetimi ndaj dy të miturve në Pogradec

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.09.2024, 11:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku dy të mitur, 13 dhe 14 vjeç, kanë kërcënuar me thikë një bashkëmoshatar të tyre, me qëllim për të marrë një shumë parash.

Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar dy adoleshentët, ndërsa po heton rrethanat që çuan në këtë përplasje.

Materialet lidhur me ngjarjen janë dorëzuar tashmë në Prokurori, e cila do të marrë vendimet e duhura për procedimin penal të dy të miturve të përfshirë në këtë akt të dhunshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit