Nisur nga java e ardhshme, hëna, trupi më i afërt qiellor i Tokës, do të ketë një fqinj të ri: Një hënë të dytë.
Nga 29 Shtatori deri më 25 Nëntor, astronomët llogarisin se 2024 PT5, që shkencëtarët e quajnë asteroid, por e kanë pagëzuar si një “mini-hënë”, do të orbitojë rreth planetit Tokë. Më pas, do të dalë nga orbita gravitacionale e planetit.
Fatkeqësisht, me një madhësi prej vetëm rreth 10 metrash, mini-hëna do të jetë shumë e vështirë për t'u parë nga Toka, por prania e saj do të ndjehet gjithsesi për pothuajse dy muaj. Asteroidi, i zbuluar më 7 Gusht nga NASA, e ka origjinën nga brezi i asteroidëve Arjuna, ku me shumë shanse do të kthehet pasi të largohet nga orbita e Tokës.
“Toka mund të kapë rregullisht asteroide nga popullsia e objekteve pranë Tokës (NEO) dhe t’i tërheqë ata në orbitë, duke i kthyer në mini-hëna,” shkruajnë në kërkimin e tyre studiuesit Carlos de la Fuente Marcos dhe Raúl de la Fuente Marcos.