“Rexhën e gjetëm duke u djegur”, detaje tronditëse nga ngjarja në Has: Djali donte të shpëtonte nënën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.09.2024, 10:57

Qytetarët e Hasit janë të tronditur nga tragjedia e ndodhur në familjen Lushi në fshatin Nikoliq.

Fatime Lushi dhe Rexh Lushi, nënë e bir, kanë humbur jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët rreth orës 01:00 të natës.

Të afërmit dhe fqinjët e familjes Lushi kanë treguar se nëna Fatime ishte duke fjetur në katin e dytë kur shtëpia mori flakë. Djali dhe bashkëshortja e tij kanë dalë jashtë, kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen dhe djali është futur sërish brenda për të nxjerrë nënën.

Por duke qenë se flakët janë përhapur me shpejtësi, djali ka mbetur i bllokuar mes shkallëve pasi tavani është shembur dhe e ka zënë poshtë. Kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, kanë gjetur nënën në katin e parë dhe trupin e djalit, të shkrumbuar, pranë shkallëve dhe kuzhinës.

Fqinjët kanë treguar se edhe bashkëshortja e Rexhës ka tentuar të hyjë brenda kur shtëpia po digjej për të ndihmuar vjehrrën dhe bashkëshortin, por nuk e kanë lejuar.

Në familjen Lushi, jetonte vetëm djali me bashkëshorten dhe nënën, ndërsa fëmijët e tij dhe vëllezërit janë në Angli e Francë. Familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

"I ka në emigrim vëllezërit, fëmijët i ka në emigrim. Në orën 1 të natës ka dalë jashtë dhe lajmëruar policinë. Ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia, edhe kjo ishte krejt. S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit