Në Korçë vijon ende puna për ndërtimin e rrugës Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, një projekt me vlerë 1 miliard e 397 milionë lekë me TVSH, që synon të lidhë Korçën me Elbasanin për të përmirësuar qarkullimin e mjeteve.
Edhe pse në korrik 2022, firma "Gjikuria" e Florenc dhe Milo Gjikurisë mori si dhuratë tenderin pa garë, nga drejtori i atëhershëm i ARRSH, Ervis Berberi, punimet nuk kanë mbaruar edhe pse afati është tejkaluar.
Banorët e kësaj zone kanë treguar për JOQ ALBANIA se afati i përfundimit të punimeve ka qenë më 22 shkurt 2024, por "Gjikuria" që mori më shumë lekë se firmat e tjera në garë, s'ka bërë asnjë progres. Nga korriku i vitit 2022 deri në shkurt 2024, banorët thonë se "Gjikuria" ka shtruar vetëm 8 km rrugë nga totali prej 17 km deri në Lozhan.
Ata mendojnë se rruga nuk do përfundojë asnjëherë, pasi edhe asfalti i shtruar deri më tani është shtresë e parë që sa vjen e dëmtohet.
Për këto vonesa të firmës 'Gjikuria' është në dijeni edhe Gëzim Topçiu, kryetari i bashkisë Maliq, i cili pak muaj më parë deklaroi se projekti pritet të përfundojë në muajin qershor-korrik. Por kanë kaluar edhe dy muaj të tjerë që nga afati i Topçiut dhe punimet e "Gjikurisë" që vazhdon të pasurohet me ndërtime të tjera në jug të vendit, janë në vendnumëro.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ju shkruaj per nje problem qe perballemi perdit me kete rruge qe po ben 2 vjet e 2 muaj qe kane filluar punimet nga Firma Gjikuria dhe duket sikur ska per te perfunduar asnjeher . Duket dhe tek tabela qe afati punimeve ka perfunduar qe ne shkurt 2024 . Po vetem 8 km jane shtriar nga 17 km qe eshte totali Se Maliq deri ne ura e Strelces eshte total 27 klm. Por Firma vetem 8 ka shtruar dhe keto qe jane shtruar asfalt vetem shtresa e pare. Dhe nje video tjeter qe eshte bere sot mengjes
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.