Pasi Rama ngriti 2 satelitë në “hava”, uji në Laknas vjen me baltë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.09.2024, 21:38

Përkundër propagandës së zhvillimeve teknologjike që qeveria shqiptare promovon, si nisja e dy satelitëve në hapësirë pak kohë më parë, problematikat bazike për qytetarët mbeten të pazgjidhura. Banorët e Laknasit përballen me një situatë të papranueshme me furnizimin e ujit të pijshëm, i cili vjen i ndotur dhe i papërdorshëm për nevojat e përditshme.

Në një mesazh të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar i Laknasit ndan një video që tregon gjendjen alarmante të ujit që vjen me baltë nga çezmat e tyre. “Ju lutem anonim, ja uji në Laknas sot. Shikoni se si është, as për banjo nuk bën. Sapo vjen, vjen në këtë mënyrë siç duket në video, se e kemi me orar ujin, në orën 6 të mëngjesit dhe në 16 të pasdites,” shkruan qytetari i shqetësuar.

Kjo problematikë me furnizimin e ujit ka kohë që ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët tashmë nuk mund të përmbushin as nevojat më themelore si larja apo gatimi, ndërkohë që qeveria fokusohet në projekte që duken të largëta për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit