Qazim Laçi shënon gol brilant në Champions League, nxjerr bllof mbrojtësat dhe portierin kundërshtar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.09.2024, 21:32

Sulmuesi i Kombëtares, Qazim Laçi, ka shënuar një gol fantastik në Champions League në ndeshjen Sparta e Pragës – Salzburg, e cila u luajt duke nisur nga ora 18:45.

Laçi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij Sparta e Pragës, që arriti një fitore të thellë me rezultatin 3-0.

Goli i sulmuesit të Kombëtares ishte mjaft brilant në realizim, pasi ai arriti të nxjerrë "bllof" mbrojtësat dhe portierin kundërshtar Blaswich falë aftësive të tij dribluese, duke e dërguar lehtësisht topin në rrjetë.

Sipas aplikacionit të statistikave "Sofascore", Laçi është vlerësuar si lojtari i dytë më i mirë në fushë për Spartën e Pragës me notën 7.7.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit