BE-ja synon të ndalojë duhanin dhe produktet alternative me avull në hapësirat e jashtme

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.09.2024, 21:10

Komisioni Evropian planifikon të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e produkteve pa nikotinë në vende publike, si tarracat e kafeneve, stacionet e autobusëve dhe kopshtet zoologjike.

Këto masa, që pritet të miratohen nga ekzekutivi i BE-së së shpejti, do të përforcojnë udhëzimet e mëparshme të vitit 2009, të cilat synojnë uljen e ekspozimit të publikut ndaj tymit të duhanit në vende publike, vende pune dhe transport publik.

Dokumenti propozon të pastrohen hapësirat publike nga të gjitha llojet e aerosoleve, duke reflektuar shqetësimet rreth rreziqeve shëndetësore që lidhen me produktet e reja të duhanit. Edhe pse udhëzimet nuk kanë fuqi ligjore, ato ofrojnë një kornizë që vendet anëtare mund ta ndjekin për të ndihmuar në uljen e rasteve të kancerit.

Një element kryesor i këtyre rekomandimeve është përfshirja e cigareve elektronike, qoftë me apo pa nikotinë. Këto produkte, të cilat shpesh promovohen si alternativa më të sigurta për pirjen tradicionale të duhanit, mund të ekspozojnë individët ndaj kimikateve të dëmshme përmes aerosoleve.

Ndër risitë e tjera të propozimit është shtrirja e ndalimeve në hapësirat e jashtme, përfshirë vende të tilla si tarracat, ballkonet, oborret dhe çatitë e kafeneve, restoranteve dhe bareve. Ndalimi do të shtrihet gjithashtu në qendrat e transportit publik, si stacionet e autobusëve dhe aeroportet, si dhe në zonat e jashtme të lidhura me vende pune, spitale, shtëpi pleqsh dhe zona rekreative ku janë të pranishëm fëmijët, si parqe lojërash, pishina dhe kopshtet zoologjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit