Deputeti Armend Zemaj, ka thënë se LDK-ja është e hapur për të gjithë që duan t’i bashkohen asaj, nëse e përqafojnë programin e saj.
Zemaj tha se edhe për presidenten Vjosa Osmani ka vend në parti.
“Duhet thënë diçka: në LDK ka përfunduar një cikël zgjedhor. LDK është një strukturë e zgjedhur në një konventë prej 8 mijë vetëve. Tash, se kush ku e sheh të ardhmen e vet, edhe në aspektin dëshiror e edhe në fuqinë politike, vjen koha dhe mundemi me qenë pjesë e çdo mandati udhëheqës brenda LDK-së”.
Zemaj u pyet nëse ka vend për Vjosa Osmanin që të rikthehet në LDK. Ai tha: “Në pjesën e brendshme të LDK-së, (mundësia) është pas katër vitesh, por për të qenë anëtar, mund të jetë nesër. Nuk mund të ketë kushte (për anëtarësim) sepse ne jemi parti e hapur. Nuk kemi kushte, sepse kushdo që e përqafon programin e LDK-së, mundet me garu, edhe me zgjedh e edhe me u zgjedhë. Nëse (Osmani) e do aq shumë LDK-në, duhet pak sakrificë, le ta lëshojë nesër pozitën e presidentes, pastaj vjen. Kjo nuk është ofertë, por është sakrificë për të”, potencoi deputeti ZemaJ.
Megjithatë, ai tha se nuk beson se presidentja Osmani është e gatshme të rikthehet në familjen e saj të vjetër politike, “duke e pasur parasysh se nëpër çka ka kaluar, ose s’po them çfarë ka bërë, për të mbërritur aty”.
Duke folur për ngjarjen e para disa ditëve në Podujevë, ku u zbulua shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, Zemaj tha se Osmanin “dukej që e kishte marrë malli” për LDK-në.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.